Pacolli: Nuk ka investim më domethënës e më fisnik sesa investimi në brezat e ardhshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli duke folur për fondacionin “Behgjet Pacolli”, tha se e ka përjetuar në lëkurën e tij çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.

Lajme

10/02/2021 11:21

Kandidati për deputet, Behgjet Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Festina nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”

Festina është një nga përfitueset e bursave nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

I vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit formal dhe shtigjet që të hapen nga një arsimim cilësor, gjithmonë ka qenë synim i imi që të ndihmoj të rinjtë e vullnetshëm për dije e edukim.

E kam përjetuar në lëkurën time, çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.

Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë.

E pastaj shpërblimi më i mirë, nuk është falënderimi që më japin mua, por suksesi që tregojnë ata.
Nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm. /Lajmi.net/