OVL e UÇK-së dënon ashpër vendimin e Hagës që refuzon provat për krimet serbe

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar me indinjatë ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqi prova që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Në reagimin e saj, OVL e…

Lajme

21/10/2025 14:16

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar me indinjatë ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat kanë refuzuar shumicën e provave të paraqitura nga mbrojtja e Jakup Krasniqi prova që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së e cilëson këtë veprim si “të papranueshëm dhe një dëshmi tjetër të qasjes së njëanshme” të kësaj gjykate, e cila, sipas tyre, po tenton ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vend.

“Të shpallësh të ‘parëndësishme’ dëshmitë për masakrat dhe krimet serbe, do të thotë të mohosh të vërtetën dhe dhimbjen e një populli që luftoi për liri”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL-së.

Kjo organizatë e quan këtë vendim fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës, duke theksuar se është edhe një arsye më shumë për të protestuar dhe ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve të vendit.