Operohet me sukses Maignan, do të jetë jashtë fushave për kohë të gjatë
Portieri i Milanit është operuar me sukses.

Sport
Pak ditë më parë Mike Maignan pësoi një lëndim në dorën e majtë, transmeton lajmi.net.
Maignani u detyrua të operohej dhe tani Milanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se operacioni i Maignan ka përfunduar me sukses.
“AC Milan mund të konfirmojë se Mike Maignan iu nënshtrua një ekzaminimi artroskopik sot që identifikoi një dëmtim të një ligamenti në kyçin e dorës së tij të majtë, i cili u riparua”.
“Një vidë pedikulare perkutane u fiksua gjithashtu në kockën skafoide në kyçin e dorës për shkak të një problemi vaskular”.
“Operacioni, i kryer në klinikën La Madonnina nga Dr Loris Pegoli në prani të mjekut të klubit të Milanit Stefano Mazzoni, ishte një sukses i përsosur”.
“Ai do të pushojë për gjashtë javë para se të fillojë procesin e rehabilitimit. Maignan pritet të jetë jashtë fushave për dhjetë javë”, shkroi klubi në komunikatë.
Ndërkohë vendin e tij në formacion për këtë periudhë pritet ta zë Ciprian Tatarusanu i cili do të ketë konkurrencën e Antonio Mirantes që shumë shpejtë do të zyrtarizohet si transferimi i ‘Rossonerëve’. /Lajmi.net/