Operacion policor në Prishtinë, arrestohen dhjetë persona të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje më 1 janar rreth orës 17:15 kanë ndaluar dhe arrestuar dhjetë persona të dyshuar në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Personat e dyshuar janë arrestuar pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, pas dyshimeve se të arrestuarit janë të përfshirë në…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje më 1 janar rreth orës 17:15 kanë ndaluar dhe arrestuar dhjetë persona të dyshuar në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Personat e dyshuar janë arrestuar pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, pas dyshimeve se të arrestuarit janë të përfshirë në veprime të kundërligjshme, shkruan lajmi.net.
Gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë automjete, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dëshmitë:
– (96.6) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
– (44.4) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
– (1) armë zjarri
– (2) karikator
– (17) fishek
– (358.8) para kesh (euro) të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve.
– (4) telefona celular
– (1) peshore digjitale
Pas kompletimit të rastit, me vendim të Prokurorit kujdestar, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull. /Lajmi.net/
![]()