Opel Astra dizel humb fuqinë, “rriten” shpenzimet

Opel ka nisur të pranojë rezervimet për Astra 1.6 BiTurbo dizel me teknologjinë Selective catalytic reduction.

Auto & Tek

01/08/2018 00:44

Astra kohë më parë ka dalë në ofertë me këtë agregat, por Opel duhet të avancojë të përmbushë kërkesat për standardin Euro 6d-TEMP, i cili përfshin emetimin në vozitjen e vërtetë RDE.

Për këtë arsye, ky motor ka humbur 10 kuaj fuqi dhe tash Astra BiTurbo ofron 150 kuaj fuqi.  Si rezultat i kësaj, ky version i Astra përshpejton nga 0-100 km/h për 9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 225 km/h.

Astra 1,6 BiTurbo dizel ka ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.  Çmimi fillestar i Opel Astra 1,6 BiTurbo dizel është 27.720 euro në Gjermani.