“O Hashim ti ku je, krejt Drenicën këtu e ke” – Drenicakët hipin mbi vetura dhe bllokojnë rrugën ‘Agim Ramadani’, ndërhyn Policia

Në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet është mbajtur protesta e pestë me radhë pas aktgjykimit për krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Pas përfundimit të kësaj proteste, disa qytetarë kanë dal në rrugën “Agim Ramadani” dhe kanë hipur me vetura duke brohoritur e kënduar. “O Hashim ti ku je, krejt Drenicën këtu e ke”…

Lajme

20/09/2026 22:25

Në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet është mbajtur protesta e pestë me radhë pas aktgjykimit për krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas përfundimit të kësaj proteste, disa qytetarë kanë dal në rrugën “Agim Ramadani” dhe kanë hipur me vetura duke brohoritur e kënduar.

“O Hashim ti ku je, krejt Drenicën këtu e ke” – këndonin ata.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Policia e Kosovës.

Ata sot përmes një komunikate për media kanë thënë se do të marrin masa ndaj atyre që cenojnë sigurinë në komunikacion./Lajmi.net/

Video: