Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit në vend. “Kosova në këmbë. S’kemi me u ndalë. Deri në liri!”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj. Sonte është nata e 5 që në sheshin “Skënderbeu” është duke u mbajtur protestë, ku…

Lajme

20/09/2026 21:36

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Kosova në këmbë. S’kemi me u ndalë. Deri në liri!”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj.

Sonte është nata e 5 që në sheshin “Skënderbeu” është duke u mbajtur protestë, ku shumë qytetarë i janë bashkuar thirrjes për mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë dënuar në shkallën e parë në Gjykatën  Speciale në Hagë.