Numërohen shtatëdhjetë për qind e votave në Shqipëri, PS kryeson me mandate
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar tre mijë e shtatë qind e katër nga pesë mijë e dy qind e njëzet e pesë qendra votimi në total, ose rreth shtatëdhjetë e për qind e kutive. Nga të dhënat paraprake…

Lajme
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar tre mijë e shtatë qind e katër nga pesë mijë e dy qind e njëzet e pesë qendra votimi në total, ose rreth shtatëdhjetë e për qind e kutive.
Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë me një rezultat bindës, duke marrë pesëdhjetë e dy pikë katërdhjetë e nëntë për qind të votave të vlefshme në rang kombëtar, që përkthehen në pesë qind e gjashtë mijë e një qind e njëzet e nëntë vota.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me tridhjetë e katër mijë pikë njëmbëdhjetë për qind të votave, ose tre qind e njëzet e tetë mijë e nëntë qind e tridhjetë e dy vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit. Ky rezultat e pozicionon opozitën si forcën e dytë politike në vend, me një diferencë të ndjeshme nga PS, por gjithashtu me një distancë të madhe nga partitë e tjera më të vogla, shkruan Euronews Albania.
Forca e tretë politike në vend sipas votës së përgjithshme rezulton të jetë Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar deri më tani tre pikë gjashtëdhjetë e dy për qind të votave, që përkthehen në rreth tridhjetë e katër pikë nëntë qind e tridhjetë e një vota. Mjaft pranë saj, në vend të katërt, qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me tre pikë pesëdhjetë e tre për qind të votave, ose tridhjetë e katër mirë e gjashtëdhjetë e gjashtë vota.
Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar dy pikë tetët dhjetë e shtatë për qind të votave, ose njëzetë e shtatë pikë shtatë qind e gjashtëmbëshjet vota në total, duke lënë pas forca të tjera më të vogla politike. Lëvizja Bashkë ka marrë një pikë tridhjetë e tre për qind të votave, ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka siguruar një pikë njëzetë e katër për qind. Subjektet e tjera si Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezultojnë me përqindje minimale nën një për qind.
Bazuar në këtë përqindje të votës dhe skemën aktuale të ndarjes së mandateve, Partia Socialiste projektohet të sigurojë tetëdhjetë e dy mandate në Kuvendin e ardhshëm, duke ruajtur mazhorancën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Ndërsa koalicioni PD-ASHM pritet të ketë pesëdhjetë e dy mandatë, një shifër që konfirmon rolin e saj si forca kryesore opozitare.
Nga 6 mandatet e mbetura, tre pritet t’i shkojnë Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa nga një mandat projektohet të fitojnë Partia Mundësia, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.