Nuk zgjat shumë festa e Bayernit, Lewandowski mungon katër javë

Bayern Munich mund të ishte në ekstazë pas fitores fantastike ndaj Chelsea në mbrëmjen e djeshme, por kanë marrë lajm mjaft të keq nga lojtari tyre kryesor Robert Lewandowski.

Sport

26/02/2020 17:00

Bavarezët triumfuan me rezultat 0:3 në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e parë të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, sulmuesi polak ka pësuar një lëndim në gju gjatë sfidës së mbrëmshme, përcjell lajmi.net.

Pas analizave të detajuara, është konfirmuar se Lewandowski do të mungojë hiq më pak se katër javë. Kjo i bie që ai do të jetë në dyshim për ndeshjen e kthimit në ‘Allianz Arena’, që luhet në mesin e muajit mars.

Ndryshe, sulmuesi po kalon formë fantastike edhe këtë edicion – derisa në ndeshjen e djeshme kishte ndikim direkt në tre golat, një i shënuar dhe dy të asistuar. /Lajmi.net/