Nuk punon ashensori në Klinikën Interne, pacientët i bartin me barelë (Foto)
Sot në Klinikën Interne në QKUK, nuk kanë punuar ashensorët gjatë tërë ditës, raporton lajmi.net.

Lajme
Kjo situatë ka vështirësuar gjendjen e pacientëve, të cilët për të kryer një kontroll në Klinikat tjera, janë detyruar që të ecin në këmbë ose të barten me barelë, mënyrë kjo që mund t’u shkaktoj edhe më shumë lëndime.
Prishja e ashensorëve besohet se u shkaktua nga rrjedhja e ujit nga kati i pestë i kësaj Klinike, kjo sipas pacientëve.
Ashensorët edhe në këtë kohë nuk janë tërësisht funksional./lajmi.net