Nuk mund ta shes shtëpinë e saj pas 30-viteve punë për ta dekoruar
Një grua që shpenzoi më shumë se 30 vite duke e shndërruar shtëpinë në mënyrën që ajo pëlqen me ngjyrat e saj të preferuara, e bëri shtëpinë të pa-shitur.
Fun
Mary Rose Young, 61-vjeçare, ka ngjyrosur shtëpinë e saj në Gloucestershire në ngjyra të ndezura që nga viti 1987, transmeton lajmi.net.

Stili i shtëpisë që ajo e ka shndërruar nuk u jep interes personave të shumtë që të blinin shtëpinë sepse ajo ka një pamje jo serioze.
Një person që kishte kuriozitet të shikonte shtëpinë, e vizitoi atë por vendosi që të mos e blinte. Zonja Young shpreson që të shes shtëpinë.

Shtëpia është shumëngjyrëshe dhe ka një pamje interesante që të jep përshtypjen që jeni në një shtëpi ku qëndrojnë kukullat.
“E dua shtëpinë time, jam një person që i dua ngjyrat dhe kam edhe ngjyrën rozë në flokët e mi dhe më pëlqejnë edhe më shumë teksa plakem”, ka thënë Young. /Lajmi.net/











