Nuk ka ndryshuar asgjë me Ronaldon – lojtari do largimin, Man Utd insiston se ai nuk është për shitje
Cristiano Ronaldo ende e ka të ngulitur në kokë idenë e largimit. Ndonëse gjatë ditës së sotme ai iu është kthyer stërvitjeve, kjo nuk do të thotë asgjë në lidhje me qëndrimin e mundshëm të tij në “Old Trafford”. Përkundër kësaj dëshire të madhe të lojtarit për t’u larguar, “Djajtë e Kuqë” po insistojnë se…
Sport
Cristiano Ronaldo ende e ka të ngulitur në kokë idenë e largimit.
Ndonëse gjatë ditës së sotme ai iu është kthyer stërvitjeve, kjo nuk do të thotë asgjë në lidhje me qëndrimin e mundshëm të tij në “Old Trafford”.
Përkundër kësaj dëshire të madhe të lojtarit për t’u larguar, “Djajtë e Kuqë” po insistojnë se ai nuk është në shitje, transmeton lajmi.net.
Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, do të tentojë ta gjejë një zgjidhje në ditët në vijim.
Aktualisht nuk ka ndonjë klub të madh në Evropë të interesuar për të. /Lajmi.net/