Nuk i ndikon lufta në Ukrainë, Zinchenko është shprehur i gatshëm për të luajtur ndaj Evertonit
Lojtari nga Ukraina, Zinchenko edhe përkundër gjendjes aktuale të vendit të tij, u shpreh i gatshëm të luajë ndaj Evertonit.
Sport
Gjendja aktuale që Rusia ka shkaktuar në luftën ndaj Ukrainës po trazon gjithë botën. Ndryshe e përjetojnë sigurisht vet ukrainasit.
Lojtari i Manchester Cityt edhe përkundër asaj gjendje që nga fillimi i luftës ai është stërvitur dy herë me ekipin, përcjell lajmi.net.
Zinchenko u shpreh se është gati të jetë në formacion në ndeshjen ndaj Evertoni.
Ndeshja në mes Manchester City dhe Everton luhet të shtunën me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/