Njihuni me “urën në qiell” në Kinë, shtrihet në tetë ndërtesa

Është e lehtë ta kuptosh pse “Kristali” është një nga atraksionet më interesante në Kinë.

Fun

10/06/2020 18:18

Objekti magjepsës është i projektuar nga Moshe Safdie, dhe njihet si “urën në qiell” të lartë 250 metra, përcjell Telegrafi.

E njohur si ndërtesë horizontale, ajo shtrihet përgjatë 350 metrave në tetë objekte të tjera, që plotëson kompleksin “Raffles City Chongqing”, e cila gjendet buzë lumit në Kinën jugperëndimore.

Si masë për menaxhimin e turmës për shkak të pandemisë COVID-19, është zbatuar një kuotë ditore e vizitorëve prej 3,000. Secilit vizitor do t’i ndahet një hark kohor për shmangur grumbullimin.