Njihuni me lojtarin që ka vrapuar më së shumti në historinë e Bundesligës

Këtë edicion është thyer një rekord i rrallë në Bundesligë.

Sport

29/05/2019 10:29

Talenti i Werder Bremen, Maximilian Eggestein ka thyer një rekord të veçantë me fanellën e gjelbërt.

Mesfushori gjerman është bërë lojtari që ka vrapuar më së shumti në historinë e Bundesligës me 409 kilometra, që i bie 12 kilometra për lojë, transmeton lajmi.net.

Në kampionatin gjerman që nga viti 2013 ka filluar njehsimi i kilometrave të futbollistëve gjatë lojës dhe që nga ajo kohë askush nuk ka vrapuar sa Eggestein.

22-vjeçari gëzoi një sezon fantastik me Werderin, ku luajti 34 ndeshje dhe shënoi pesë gola. /Lajmi.net/