Njeriu vs. Kompjuteri

Në vitin 1997, Deep Blue, superkompjuteri i IBM, e mundi kryemjeshtrin e kryemjeshtërve – Garry Kasparov. Rrëfimi për këtë garë historike do të ekranizohet nga Disney.

ShowBiz

27/09/2013 15:46

Në vitin 1997, ndodhi ajo së cilës i druhej njerëzimi – kompjuteri triumfoi intelektualisht ndaj njeriut.

Deep Blue, superkompjuteri i IBM, e mundi kryemjeshtrin e kryemjeshtërve – Garry Kasparov.

Një vit më parë, Kasparov kishte fituar.

The Machine
Pamje nga dramatizimi i The Machine.

Rrëfimi për këtë garë historike do të ekranizohet nga Disney, që i ka blerë të drejtat për adaptimin e dramës The Machine, të Matthew Charman. Ai do të jetë autor i skenarit, kurse produksioni i është besuar Mandeville Films.

Filmi do ta paraqesë interesimin e jashtëzakonshëm të mediave globale, evoluimin sportiv të Kasparovit dhe shndërrimin e tij në kryemjeshtër shahu, por gjithashtu vëmendje do t’i kushtohet edhe Feng-hsiung Hsu, njeriut i cili nisi projektin për ndërtimin e superkompjuterit të IBM.

 

 

Filmi dokumentar:  “Game Over – Kasparov And The Machine”