Një unazë për Nicole Scherzinger

Lewis Hamilton e Nicole Scherzinger janë ndarë në muajin korrik, pasi i kaluan pesë vjet së bashku. Sipas miqve, piloti i Formula 1 duket më i vendosur se kurrë për ta rikthyer këngëtaren bukuroshe, sa që thuhet se e ka zgjedhur një unazë të shkëlqyeshme, me të cilën do t’i kërkojë asaj të martohen. “Propozimi…

ShowBiz

24/12/2013 06:30

Lewis Hamilton e Nicole Scherzinger janë ndarë në muajin korrik, pasi i kaluan pesë vjet së bashku. Sipas miqve, piloti i Formula 1 duket më i vendosur se kurrë për ta rikthyer këngëtaren bukuroshe, sa që thuhet se e ka zgjedhur një unazë të shkëlqyeshme, me të cilën do t’i kërkojë asaj të martohen.

“Propozimi i tij nuk do të jetë një befasi e madhe për Nicole, por ajo që qon peshë është se këtë herë ai është me të vërtetë i vendosur”, ka thënë një burim i revistës Britain’s Woman.

“Ai e ka ndërmend ta sigurojë Nicolen se gjithçka është shumë romantike dhe e ka zgjedhur një unazë vërtetë të jashtëzakonshme. Nëse gjërat shkojnë sipas planeve, vitin e ardhshëm do t’ia japim mirëseardhjen zonjës Nicole Hamilton”, vazhdon burimi.

Së fundmi, Scherzinger e përfundoi punën e saj në ‘X Factor UK’, ku ishte anëtare e jurisë, ndërsa u kthye në Los Angeles për t’i kaluar festat e fundvitit.

Duket se Hamilton dëshiron që ajo të rri për të jetuar në Londër dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka, për ta rrëmbyer sërish dashurinë e saj. “Do ta bëjë të pamundurën. Dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë së bashku me të”, thotë ndër të tjera ky burim.

Sipas spekulimeve, 28 vjeçari i kishte kërkuar ish të dashurës së tij që të martoheshin në muajin gusht, por në atë rast ajo e kishte refuzuar. “Lewis i kishte propozuar Nicoles në plazhin e Malibus. Tash është i gatshëm ta përsërisë pyetjen për herë të dytë”, ka shpjeguar një burim i E! News.