Një tjetër shqiptare e nominuar në “NRJ Music Awards”
Suksesi i artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtar nuk ndalet.

ShowBiz
Këngëtarja Ava Max ka bërë të ditur se është nominuar në dy kategori në “NRJ Music Awards”, shkruan lajmi.net.
Me anë të një postimi, ajo njoftoi se u nominua në kategoritë “Artistja më e mirë ndërkombëtare” dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare “Kings & Queens”.
Ajo u shpreh e lumtur që u nominua në këtë event, ndërsa shtoi linkun se ku mund të votohet për të.
Ndryshe, përveç Ava Maxit, edhe DJ Regard u nominua në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”. /Lajmi.net/