Motra e Laurent Krasniqit publikon video prekëse në kujtim të tij: Na mungon çdo ditë e më shumë
Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë një dedikim emocional në rrjetin social TikTok, duke kujtuar vëllain e saj, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident më 2 shtator. Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të ndryshme të Laurentit, ku në disa prej tyre shihet edhe vetë pranë vëllait të saj,…
ShowBiz
Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë një dedikim emocional në rrjetin social TikTok, duke kujtuar vëllain e saj, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident më 2 shtator.
Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të ndryshme të Laurentit, ku në disa prej tyre shihet edhe vetë pranë vëllait të saj, transmeton lajmi.net.
Krahas videos, Xheneta ka vendosur mbishkrimin “I miss you” (Më mungon), ndërsa në përshkrim ka shprehur mallin për të me fjalët: “Na mungon çdo ditë e më shumë”.
Kanë kaluar dy muaj nga vdekja e Laurent Krasniqit, ndërsa familjarët dhe njerëzit e afërt vazhdojnë ta kujtojnë përmes fotografive dhe dedikimeve në rrjetet sociale./lajmi.net/