Një tjetër klub i Serie A ‘ngujohet’ për shkak të rasteve me COVID-19

Torino është bllokuar në qendrë stërvitore pasi katër rastet pozitive me COVID-19 dhe lojtarët nuk janë në gjendje të largohen nga Filadelfia.

Sport

19/10/2020 13:09

Procedura ishte, sipas Tuttomercatoweb, e shkaktuar nga protokolli dhe për këtë arsye ekipi do të jetë në gjendje të vazhdojë stërvitjen dhe të ndjekë ndeshjet, transmeton lajmi.net.

Torino konfirmoi katër raste me COVID-19 – dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit – dhe ekipi nuk do të jetë në kontakt me askënd jashtë këtë jave. ‘Bubble’ thuhet se do të zgjasë deri të dielën për ekipin ku paraqitet mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda.

Ekipi do të stërvitet në Filadelfia dhe do të qëndrojë në një hotel, pa qenë në gjendje të kthehet në shtëpi. TMW zbulon se ekipi do t’i nënshtrohet disa testeve përpara ndeshjes kundër Sassuolo të premten. /Lajmi.net/