Një tjetër “goditje” e madhe nga Brighton, arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

Skuadra e Brightonit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e bën këtë marrëveshje si të kryer mes klubit anglez dhe futbollistit, shkruan Lajmi.net Tashmë kanë mbetur vetëm dy klubet të pajtohen me njëri-tjetrin. Kujtojmë që kjo është marrëveshja e tretë që skuadra e Brighton ka arritur…

Sport

12/05/2023 17:26

Skuadra e Brightonit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e bën këtë marrëveshje si të kryer mes klubit anglez dhe futbollistit, shkruan Lajmi.net

Tashmë kanë mbetur vetëm dy klubet të pajtohen me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që kjo është marrëveshja e tretë që skuadra e Brighton ka arritur ende pa filluar afati i transferimeve. Përveç lojtarit të Dortmund, tashmë në ekipin londinez mund t’i shohim edhe futbollistët, si: Milner dhe Joao Pedro.

Kujtojmë që Dahoud gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm nëntë ndeshje në Bundesliga dhe ka bërë vetëm një asist.

Vlera e tij e tranferimit sipas sajtit të Transfermarkt shkon deri në 12 milionë euro. Mesfushorit 27-vjeçar kontrata me Dortmundin i skadon në fund të muajit qershor të këtij viti./Lajmi.net/