Një tjetër futbollist ndërron jetë në fushë (Video)

Mbrojtësi i skuadrës argjentinase, Atletico Parana, Cristian Gomez ka ndërruar jetë në fushën e futbollit, më saktësisht në ndeshjen që skuadra e tij ishte duke e zhvilluar kundër Boca Unidos.

Sport

25/05/2015 13:39

Argjentina ka pësuar një tjetër goditje të rëndë, pasi vetëm dhjetë ditë pas vdekjse së lojtarit, Emanuel Ortega, tashmë ka ndodhur edhe një tjetër rast tragjik.

Mbrojtësi i Atletico Paranas, Cristian Gomez ka ndërruar jetë teksa ishte duke luajtur kundër skuadrës së Boca Unidos.

Kishin kaluar vetëm 30 minuta nga fillimi i ndeshjes. Gjithçka dukej se po shkonte në rregull, deri në momentin kur 27-vjeçari u pa i shtrirë krejt papritur.

Lojtarët nuk dinin ç’të bënin, hoqën fanellat dhe u munduan ta freskonin, ndërkohë që mjekët po i jepnin ndihmën e parë.

“Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital nga një atak në zemër”, tha mjeku i skuadrës vendase Miguel Darre.

Ndërsa, delegati i ndeshjes tha se kjo që ndodhi ishte diçka krejt e papritur, pasi Gomez nuk kishte pasur kurrë më parë ndonjë problem serioz me shëndetin.

YouTube player