Një ‘Suarez’ kafshues në Itali

Luis Suarez nuk është i vetëm. Ai ka shokë edhe në Itali. Futbollisti i Avellinos, Gianmario Comi e kafshoi kundërshtarin e tij nga Bari, Giuseoppe De Luca.

Sport

25/08/2014 18:51

Është e rrallë këto ditë që një futbollist të kafshohet e Luis Suarez mos të jetë fajtor. Por, kjo ndodhi në fundjavë në duelin e Coppa Italia mes Barit dhe Avellinos.

Futbollisti i Barit, Giuseppe De Luca ishte viktimë e madje edhe u përjshtua edhe pse duket e qartë se në dorën e majtë i kanë mbetur shenjat e dhëmbëve të Gianmario Comit nga Avellino.

Dyshja ishte përplasur në zonën e Barit derisa Avellino përgatitej për të ekzekutuar një goditje të lirë dhe De Luca duket se e rrëzoi kundërshtarin në tokë.

Por, Comi vendosi të bëjë ‘Suarezin’. Incidenti nuk është parë nga gjyqtarët që e ndëshkuan De Lucan me karton të kuq. Por, Bari ka publikuar fotografinë e gjurmëve në mbrojtje të 22-vjeçarit.