Një person humb jetën në një vetaksident me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore për kontroll të autostradës po i kryejnë hetimet e nevojshme, shkruan lajmi.net. “Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3;…
Lajme
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se njësitë policore për kontroll të autostradës po i kryejnë hetimet e nevojshme, shkruan lajmi.net.
“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
Ai ka thënë se nga janari deri në shtator, në Kosovë 70 persona kanë humbur jetën si pasojë si pasojë e aksidenteve në trafik.
“Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shoferë, përderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, tha Hoxha. /Lajmi.net/