Një lajm i mirë për poseduesit e PlayStation 4 (Foto)

Për të gjithë adhuruesit dhe poseduesit e PlayStation 4, pritjes për një telekomandë për këtë pajisje duket se i ka ardhur fundi.

Auto & Tek

09/10/2015 14:32

Kjo pasi Sony ka njoftuar se duke filluar nga fundi i këtij muaji do të shesë zyrtarisht telekomandën universale për PlayStation 4.

Telekomanda universale për PS4 përdorë Bluetooth për ta kontrolluar PS4 dhe mund të përdoret për ta kontrolluar edhe TV-n, transmeton lajmi.net.

Kjo telekomandë është ndërtuar për të zëvendësuar kontrolluesin DualShock 4, të cilin përdoruesit e kanë parë si problematik për ta përdorur. (lajmi.net)

ps4-universal-media-remote