Një grup majmunësh në Indi po “respektojnë” distancimin shoqëror

Një grup majmunësh në Indi janë fotografuar “duke e respektuar rendin e distancimit shoqëror”, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Fun

01/06/2020 23:27

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raca e majmunëve “makakë”, u panë teksa prisnin drekën e tyre në Arunachal Pradesh të Indisë.

Imazhi i publikuar nga Ministri i Rinisë dhe Sportit, Kiren Rijiju, tregon majmunët që respektojnë ligjin duke pritur të shërbehen me nga një cope shalqiri.

“Nëse vëzhgojmë me kujdes, kafshët mund të na japin shumë mësime jetësore”, ka shkruar Rijiju.