Një çift fejohen në mes të protestës Black Lives Matter

Imazhet e protestës Black Lives Matter kanë treguar dhunë dhe dhimbje, por në këto moment të zymta, një çift ndryshoi ngjarjen.

Fun

05/06/2020 18:53

Një çift u fejuan në mes të protestës Black Live Matter që treguan një moment shprese, transmeton lajmi.net.

Duke shpërndarë një mesazh të fuqishëm Xavier Young u ul në gjunjë dhe pyeti të dashurën e jetës së tij Marjorie Alston që të bëhej gruaja e tij.

A couple got engaged at a Black Lives Matter protest - and it was beautiful

Që të propozojë personi i ëndrrave në mes të një proteste të rrethuar me policë me maska për shkak të pandemisë dhe të rrethuar me shumë protestues tjerë, është diqka më ndryshe dhe që askush nuk do ta priste.

Marjorie ishte ajo e cila insistoi që të shkonte në protestë edhe pse ishte shtatzëne, ajo dëshironte që të dëgjohej zëri i saj dhe Xavier mendoi që ishte moment perfekt që ti propozonte që të bëhej gruaja e tij.

A couple got engaged at a Black Lives Matter protest - and it was beautiful

Marjorie ishte më shumë se e befasuar dhe në mesin e trumës së protestuesve dëgjohej një zë duke thënë: “Shikoni! Në mesin e një stuhie vjen diqka e bukur”, dhe njerëzit ishin duke e njerë gëzimin që po përjetonte çifti në ato moment. /Lajmi.net/

A couple got engaged at a Black Lives Matter protest - and it was beautiful