Nis takimi Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës, zhvillohet me dyer të mbyllura për media
Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për media. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe çështje të…
Lajme
Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për media.
Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.