37 kilogramë heroinë| Prokuroria dhe AKI thërrasin konferencë për media

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës organizojnë konferencë për media lidhur me operacionin e realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), gjatë të cilit është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Konferenca do të mbahet në orën 13:30 Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u deklarua…

Lajme

04/11/2026 10:38

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës organizojnë konferencë për media lidhur me operacionin e realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), gjatë të cilit është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Konferenca do të mbahet në orën 13:30

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u deklarua sot në lidhje me këtë aksion ku ndër të tjerash tha se edhe një grup kriminal ndërkombëtar është goditur falë punës profesionale dhe angazhimit të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve”,shtoi ai./Lajmi.net/