Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Dehari e udhëheq atë
Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së XI-të. Këtë seancë po e udhëheq deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari i shoqëruar nga deputetja më e re Fatma Taçi. Në këtë seancë përveç 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, ambasadorë të…
Lajme
Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca konstituive e legjislaturës së XI-të.
Këtë seancë po e udhëheq deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari i shoqëruar nga deputetja më e re Fatma Taçi.
Në këtë seancë përveç 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, ambasadorë të huaj dhe media.
Sot pritet që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pesë nënkryetarët, ndërkaq nuk dihet nëse do të mbahet edhe seanca për formimin e Qeverisë. /Lajmi.net/