Nis rinumërimi i votave në QNR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në QNR ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat KQZ ka vendosur sot për rinumërim. Sipas këtij numërimi, nga 2 mijë e 557 vendvotime do të rinumërohen 914 sosh. “Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj,…

Lajme

13/01/2026 19:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se në QNR ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat KQZ ka vendosur sot për rinumërim.

Sipas këtij numërimi, nga 2 mijë e 557 vendvotime do të rinumërohen 914 sosh.

“Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug. Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera”, ka njoftuar KQZ.

Sipas KQZ-së, rinumërimi synon garantimin e saktësisë dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: