Nga sot, fillon bojkotimi i futbollit anglez për mediat sociale deri më 3 maj

Futbolli anglez, do të bojkotojë mediat sociale shkaku i abuzimeve online që po ndodhin nga individë të ndryshëm.

Sport

30/04/2021 16:57

Problemi i abuzimit online sa vjen e shtohet me mediat sociale, kjo gjë ndikon edhe në psikologjinë e futbollsitëve në kohërat moderne, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, Federata angleze e futbollit, Premierliga, Liga e Femrave dhe të gjitha institucionet sportive që kanë lidhje në futboll do të bojkotojnë mediat sociale si shenjë proteste ndaj ofendimeve dhe racizmit online.

Bojkoti ka filluar nga ora 15:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri të hënën në orën 23:59.

Edhe futbollistët janë bashkuar kampanjës për të bojkotuar mediat sociale./Lajmi.net/