Nga paraburgimi në arrest shtëpiak- Gjykata në Gjilan merr vendim për Arianit Sllamnikun

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për ndryshimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, për Arianit Sllamnikun. Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Gjykata Themelore në Gjilan. Nga kjo gjykatë është bërë e ditur se më datë 13 të këtij muaji është nxjerrë aktvendimi për zëvendësimin e…

Lajme

19/02/2026 13:35

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për ndryshimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, për Arianit Sllamnikun.

Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Nga kjo gjykatë është bërë e ditur se më datë 13 të këtij muaji është nxjerrë aktvendimi për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Në lidhje me pyetjen tuaj për të pandehurin Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se datë 13.02.2026 Prokuroria Themelore të Gjilanit ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak.Gjykata me datë 13.02.2026, ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”,thuhet nga Zyra për Informim e Gjykatës në Gjilan.

Ndryshe me datë 21.01.2026, Gjykata me kërkesë të Prokurorisë pati caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit, pasi që dyshohet se ka kryer veprës penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe veprës penale eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave.

Lajmi.net kishte raportuar ekskluzivisht për dyshimet se si Ariait Sllamniku po trajtonte fëmijë të ndryshëm, të cilat ishin diagnostikuar paraprakisht me spektër të autizmit.

Përdorimi i barërave të kafshëve e terapitë e ndryshme që ai ua përshkruante këtyre fëmijëve çuan më pas edhe në hetimin e gjithë ngjarjes dhe nxjerrjen e detajeve të tjera nga ana e Policisë dhe Prokurorisë./Lajmi.net/