Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

Për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit, raporton…

Lajme

05/09/2026 18:14

Për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit, raporton lajmi.net

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe, në rast se plotësohen kushtet për kufizim, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.

Kufizimet e përkohshme për automjetet e rënda zbatohen në varësi të kushteve të motit dhe temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore./Lajmi.net/