Nesër mos dil pa çadër, ky është parashikimi i motit
Vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Lajme
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Lajmi.net/