“Nëse Neymar vlen 222 milionë euro, atëherë për Ronaldinhon nuk do të kishte çmim”

Nëse Neymari vlen 222 milionë euro, atëherë Ronaldinhos sot do të ishte vështirë t’i caktohej një çmim, sipas ish reprezentuesit të Gjermanisë, Roberto Hilbert, i cili ka listuar ish yllin e Barcelonës si futbollistin më të madh me të cilin është përballur.

Sport

12/08/2020 19:10

Hilbert me Stuttgarin e tij ishte takuar me Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2007-2008.

Barca atëkohë gjithashtu ka pasur lojtar si Thierry Henry, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe të riun Lionel Messi.

“Lojtari më i mirë me të cilin jam përballur ka qenë Ronaldinho, për mua, ai ndoshta është më i miri i gjitha kohërave”, ka deklaruar Hilbert, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se Ronaldinho ose Ronaldo (Fenomeni) do të ishin shumë të shtrenjtë për t’u blerë në mënyrën se si po funksionon tregu”.

“Nëse Neymar ishte 222 milionë euro, atëherë unë mendoj se Ronaldinho dhe Ronaldo do të kushtonin edhe më shumë, deri në atë pikë që do të ishte e papërballueshme për t’i blerë”./Lajmi.net/