Nëse ndodh kjo, Hazard dhe Courtois mund të largohen nga Chelsea

Eden Hazard dhe Thibaut Courtois mund të largohen nga Chelsea.

Sport

10/05/2018 07:22

Eden Hazard dhe Thibaut Courtois mund të largohen nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat angleze raportojnë se dyshja e yjeve të Belgjikës nuk e kanë të sigurt të ardhmen e tyre në klub.

Nëse “Blues” nuk arrijnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, Hazard dhe Courtois mund të vendosin për largim nga Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Hazard dhe Courtois kanë zgjuar interesim nga disa prej klubeve të mëdha rivale nga liga të ndryshme evropiane. /Lajmi.net/