Nëse ndodh kjo, Felipe Anderson largohet nga Lazio

“Corriere della Sera” shkruan se Lazio nuk e kundërshton mundësinë e shitjes së tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/05/2018 15:12

Felipe Anderson mund të largohet nga Lazio.

Mesfushori brazilian ka zgjuar interesim nga Napoli.

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se Lazio nuk e kundërshton mundësinë e shitjes së tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito kërkon 40 milionë euro për shërbimet e Andersonit.

Napoli me trajnerin e ri, Carlo Ancelotti kërkojnë blerjen e Andersonit për sezonin e ri. /Lajmi.net/