Nëse ndodh kjo, Bale nënshkruan me Man Utd
“Daily Star” shkruan se Manchester United do ta transferojnë Gareth Balen nëse refuzohen nga sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Sport
Manchester United ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gareth Bale.
“Daily Star” shkruan se “Red Devils” do ta transferojnë yllin uellsian nëse refuzohen nga sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Reprezentuesi francez mbetet objektivi kryesor i Manchester United për verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.
Por, në rast të dështimit për blerjen e Griezmann, klubi i pasur anglez do ta kthejë vëmendjen te Bale i cili pritet të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/