​Mbappe arrin marrëveshje me Ramosin, ylli francez do t’ia blejë rezidencën në Madrid

Siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll “Vozpopuli”, Kylian Mbappe do t’ia blejë rezidencën Sergio Ramosit në Madrid. Mbappe si duket po përgatitet për transferimin e tij këtë verë te Real Madridi, dhe tani e ka gjetur edhe vendin se ku do të qëndrojë. Mbappe ka arritur marrëveshje me Sergio Ramosin për t’ia blerë rezidencën…

Sport

04/05/2024 13:50

Siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll “Vozpopuli”, Kylian Mbappe do t’ia blejë rezidencën Sergio Ramosit në Madrid.

Mbappe si duket po përgatitet për transferimin e tij këtë verë te Real Madridi, dhe tani e ka gjetur edhe vendin se ku do të qëndrojë.

Mbappe ka arritur marrëveshje me Sergio Ramosin për t’ia blerë rezidencën e spanjollit në vlerë prej 18 milionë eurosh në Madrid, dhe që mban emrin “La Moraleja”.

“La Moraleja” ishte rezidenca kryesore e Ramos gjatë kohës së tij si lojtar i Real Madridit.