Nëna tregon se si djali i saj i shëndetshëm 5-vjeçar u hospitalizua nga koronavirusi

Një nënë ka zbuluar se si djali i saj tërësisht i shëndetshëm' pesë vjeçar ngeli i hospitalizuar nga koronavirusi.

Lifestyle

24/03/2020 21:27

Lauren Fulbrook, 30 vjeçe, nga Britania e Madhe, tha që shëndeti i djalit të saj, Alfie, shpejt u vështirësua kur zhvilloi simptoma si temperatura mbi 42 gradë Celcius, halucinacione dhe të vjella, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Lauren tha që ajo kishte frikë se i biri i saj nuk do mbijetonte, pasi ai i pafuqishëm e i shtrirë në shtrat spitalor e pyeste: “Mami, a do të vdes?”.

Duke e quajtur atë “përvoja më e keqe e jetës”, ajo nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ iu bëri me dije prindërve të tjerë që edhe fëmijët pa probleme shëndetësore të mund të kontraktojnë COVID-19.

“Ai nuk po hante, pinte e as nuk lëvizte”, përshkroi gjendjen e djalit të saj Lauren.

Alfie është në rikuperim e sipër tash e një javë. /Lajmi.net/