Nëna merr kërcënime pas videos që e hedh fëmijën në pishinë
Kjo video tregon një djalë të vogël duke u hedhur në një pishinë gjatë një "klase të mbijetesës së foshnjës".
Fun
Një nënë që filmoi foshnjën e saj tetë javore duke u hedhur në një pishinë për “trajnim mbijetese” thotë se ajo ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.
Videoja tregon foshnjen e saj, të quajtur Oliver, duke u hedhur mbi ujë nga një instruktore në një pishinë në Colorado Springs, SHBA.

Foshnja Oliver më pas hidhet drejt e në ujë me një spërkatje të madhe, ku fundoset nën sipërfaqe për disa sekonda të tensionuar ndërsa mësuesja vendoset në pishinë pas tij.
Mamaja e Oliver, Krysta Meyer, 27-vjeçare, ndau me krenari pamjet në programin për ndarjen e videos TikTok, por u godit nga një reagim i tërbuar dhe, ajo pretendon se kishte marr kërcënime me vdekje. /Lajmi.net/