Nëna e Cavani konfirmon të ardhmen e djalit të saj

Nëna e Edinson Cavani ka akuzuar Paris Saint-Germain se "nuk sillet mirë" dhe përvijoi dëshirën e djalit të saj për t'u bashkuar me Atletico Madrid.

Sport

22/01/2020 17:35

Cavani është golashënuesi rekord i PSG por pritet të largohet nga Parc des Princes ose në janar ose në fund të sezonit kur skadon kontrata e tij.

Atletico Madrid ka qenë i lidhur vazhdimisht me 32-vjeçarin dhe ai është i prirur të provojë fatin e tij në La Liga, përcjell lajmi.net.

Nëna e tij Berta Gomez i tha gazetës spanjolle AS: “Ekziston një bisedim i hapur. PSG kanë refuzuar tre propozime nga Atletico por djali im ka kërkuar të largohet dhe ne jemi duke pritur që një marrëveshje të arrihet nga të dy klubet”.

“Është e ndërlikuar, por ai dëshiron të luajë në Atletico, nëse jo tani, atëherë gjatë verës. Ne e dëshirojmë me vite të tëra, por tani nuk varet nga djali im, por nga PSG dhe Atletico”. /Lajmi.net/