Në Spanjë nuk duan reduktim në paga

Lojtarët e skuadrave spanjolle janë duke hapur telashe.

Sport

29/03/2020 07:58

Lojtarët e skuadrave spanjolle assesi nuk po pajtohen që të kenë reduktime në paga, në kohën e krizës së Covid19.

‘Sport’ shkruan se kapitenët e skuadrave të divizionit të parë dhe të dytë kanë ngritur zërin kundër reduktimit në paga, transmeton lajmi.net.

Takimi mes kapitenëve dhe kryetarit të Unionit të Lojtarëve të Spanjës ka përfunduar me refuzimin e lojtarëve ndaj masave, të cilat janë aplikuar në disa klube të La Liga dhe La Liga 2.

Barcelona është një nga skuadrat që ka marrë vendimin për reduktim të pagave. Mbetet të shihet nëse diçka do të ndryshohet mbi këtë çështje. /Lajmi.net/