Në QKUK s’ka doza rezervë, familjarët detyrohen të kërkojnë gjak edhe për burrin e aktivistes Nystrete Kumnova

Në QKUK tash po ka mungesë edhe të dozave për dhënie gjaku. Burri i aktivistes së njohur, Nystrete Kumnova është në gjendje të rëndë dhe familjarët po kërkojnë urgjent dozë gjaku, të çfarëdo lloji të grupit, pasi QKUK ia ka kërkuar për kompenzim, transmeton lajmi.net. “Urgjent ! Po me duhet gjak cfare do lloji ,…

Lajme

08/10/2026 12:29

Në QKUK tash po ka mungesë edhe të dozave për dhënie gjaku.

Burri i aktivistes së njohur, Nystrete Kumnova është në gjendje të rëndë dhe familjarët po kërkojnë urgjent dozë gjaku, të çfarëdo lloji të grupit, pasi QKUK ia ka kërkuar për kompenzim, transmeton lajmi.net.
“Urgjent ! Po me duhet gjak cfare do lloji , po ma kerkojn ne kompenzim spitali Prishtine . Tezja ime Nysrete Kumnova qe u kujdes aq shum per te zhdukurit e luftes , sot burri i saj ka nevoj per gjak me urgjenc … nese keni mundesi na ndihmoni”, thuhet në postimin e Bekim Kepuskas.
Nestrete Kumnova është aktiviste dhe humaniste shqiptare nga Kosova, e njohur për angazhimin e saj në çështjen e personave të zhdukur gjatë Luftës së Kosovës. Nestrete Kumnova është kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë dhe është zë i fuqishëm në kërkesat për zbardhjen e fatit të mijerave të zhdukurve shqipëtarë në Kosovë./lajmi.net/