Në mesin e të plagosurve në Deçan edhe një avokat

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri. E ndër të plagosurit sipas burimeve të Indeksonline është edhe avokati i njohur kosovar, Daut Cacaj. Ai është në mesin e tre të plagosurve, ndërsa dy personat e tjerë janë të nacionalitetit serb. Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.…

Lajme

13/01/2026 10:08

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

E ndër të plagosurit sipas burimeve të Indeksonline është edhe avokati i njohur kosovar, Daut Cacaj.

Ai është në mesin e tre të plagosurve, ndërsa dy personat e tjerë janë të nacionalitetit serb.

Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Deçan rreth orës 00:18 minuta.

”Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e Deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njësitet kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vrenjtur tre persona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy serbë”, ka thënë fillimisht Fadil Gashi për Indeksonlinen.

Më tej Gashi thotë ata janë dërguar në QMF e pastaj në Emergjencë të Spitalit të Pejës.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.