Në Mars mund të ketë jetë dhe atë në nëntokë

Anijakozmike “ExoMars Trace Gas Orbiter” (TGO) në dy javët e fundit ka filluar një hetim të imtësishëm të planetit të kuq.

Fun

02/05/2018 16:04

Marsi besohet nga ekspertët se është më i mundshmi ku mund të ketë Jetë në sistemin tonë diellor.

Mendohet se në të shkuarën planeti i kuq ka qenë shumë i ngjashëm me Tokën.

TGO është një mision i përbashkët mes European Space Agency (ESA) dhe firmës ruse hapsinore Roscosmos.

Hakan Svedhem, një nga shkencëtarët e ESA ka deklaruar se nën sipërfaqen planetit të kuq mund të gjejnë jetë.

Svedham duke folur me mediat ruse ka theksuar se prova themelore e sjellë nga ky mision është prania e Metanit në Mars. Një gaz që zakonisht formohet përmes procesit organik, si tretja.

“Është një mister, por në terma të shkurtër prania e këtij gazi është një shenjë që në Mars mund të ketë ende jetë”, ka deklaruar ai.