Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Rasti është raportuar më 26 tetor, në orën 07:35, nga një grua, e cila ka njoftuar se e kishte gjetur vëllain e saj pa shenja jete. Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë…

Lajme

27/10/2026 10:19

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit.

Rasti është raportuar më 26 tetor, në orën 07:35, nga një grua, e cila ka njoftuar se e kishte gjetur vëllain e saj pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/