“Cigare, motosharrë, maska, orë dore, para” Policia me detaje nga vjedhja në Skenderaj, arrestohen të dyshuarit

Një vjedhje e rëndë u raportua dje në Skenderaj. Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit janë takuar me një veturë në të cilën kishin pasur të ngarkuar gjësende të ndryshme si: cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, para të metalta dhe të letrës…

Lajme

27/10/2026 10:26

Një vjedhje e rëndë u raportua dje në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit janë takuar me një veturë në të cilën kishin pasur të ngarkuar gjësende të ndryshme si: cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, para të metalta dhe të letrës që dyshohet se i kanë vjedhur nga një lokal.

Te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Në konsultim me prokurorin, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë (i mitur) i është dorëzuar Stacionit Policor Malishevë pasi i njëjti ishte liruar me kusht për dy vite për raste të vjedhjeve./Lajmi.net/