“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Associated Press i kushton vëmendje marshit në Prishtinë
Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press (AP), ka i ka kushtuar hapësirë “Marshit për Liri” të mbajtur këtë të shtunë në Prishtinë, duke vënë në pah mobilizimin masiv të qytetarëve në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, vetëm pak ditë para vendimit të Hagës. Sipas AP-së, protestuesit…
Lajme
Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press (AP), ka i ka kushtuar hapësirë “Marshit për Liri” të mbajtur këtë të shtunë në Prishtinë, duke vënë në pah mobilizimin masiv të qytetarëve në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, vetëm pak ditë para vendimit të Hagës.
Sipas AP-së, protestuesit mbushën sheshin qendror të kryeqytetit të veshur me ngjyrat kuqezi, ndërsa qyteti u pushtua nga portrete të katër ish-luftëtarëve dhe një orë e madhe dixhitale që numëron mbrapsht orët deri të mërkurën, kur gjykata ndërkombëtare pritet të japë verdiktin. Agjencia veçon banderolën e madhe me mbishkrimin: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm.”, transmeton lajmi.net.
Në shkrim citohet qytetari Fadil Gashi, i cili kishte udhëtuar me autobus nga Gjilani për të marrë pjesë në tubim, duke deklaruar se kjo është “më e pakta që mund të bëjmë”.
Associated Press sjell në vëmendje edhe prapavijën e gjyqit, duke kujtuar dorëheqjen e Hashim Thaçit në vitin 2020 dhe faktin se ai bashkë me të pandehurit e tjerë janë mbajtur në paraburgim prej katër vitesh për akuzat që i kanë mohuar vazhdimisht. Agjencia përmend gjithashtu deklaratën përmbyllëse të Thaçit dhënë gjyqtarëve se “vendimi i vetëm i drejtë do të ishte lirimi im i plotë”.
Në artikull theksohet se protestuesit dhe zyrtarët e shohin UÇK-së si lëvizje të pastër çlirimtare, ndërsa kritikat ndaj procesit e cilësojnë atë si një përpjekje për të vendosur një ekuilibër të rremë me Serbinë. AP raporton edhe reagimet e liderëve, duke përfshirë thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “farsa është në ditët e saj të fundit”, si dhe fjalën e politikanit Bedri Hamza përpara turmës se “nuk do të lejojmë që historia të rishkruhet”./lajmi.net/